Çmimet e ushqimeve në Shqipëri shënuan qëndrueshmëri në muajin korrik të këtij viti.
Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se për muajin korrik inflacioni zbriti në 2.1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024 pësoi rënie me 0.2 %.
Krahasuar me muajin qershor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,68 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,43 pikë përqindje.
Gjithashtu, me rritje ndikuan edhe çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,15 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me 0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0,05 pikë përqindje dhe çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me 0,01 pikë përqindje secili.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,8 %, “mish” me 2,6 %, etj./ATSH/