Presidenti amerikan Joe Biden do të takojë presidentin ukrainas Vladimir Zelensky në Francë për një ceremoni që shënon 80 vjetorin e betejës së Normandisë në Luftën e Dytë Botërore, tha këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sullivan u tha gazetarëve të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kishin plane për të dërguar instruktorë ushtarakë në Ukrainë.
“Ata kanë nevojë për më shumë mbrojtje ajrore dhe ne po punojmë për këtë dhe ata kanë nevojë për një rrjedhje të vazhdueshme armësh, të cilat ne do t’i sigurojmë,” tha Salivan.