Fredi Beleri ka kërkuar në Gjykatën Administrative të Tiranës pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.
Beleri argumenton se dekreti është në kundërshti me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe Kodin e Procedurave Administrative.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ-ja vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak, pasi ai u dënua me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor.