Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ardhur në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit të vendit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani publikoi në Facebook disa fotografi së bashku me homologun e saj shqiptar.
“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë! 🇽🇰🇦🇱“, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
Osmani e Begaj shihet se ishin në parkun e Gërmisë, ku takuan e përshëndetën disa qytetarë.