Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur tubim me qytetarë të Klinës.
Hamza përmes një postimi ka thënë se me plane konkrete e të matshme, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve do ta vendosin në qendër të angazhimit të tyre të përditshëm.
“Zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, me plane konkrete e të matshme, do ta vendosim në qendër të angazhimit tonë të përditshëm. Faleminderit, Klinë!”, ka shkruar Hamza.
Pas Klinës, Hamza ka shkuar në një tubim me qytetarë edhe në Malishevë.