Bastisje në tri barnatore në Pejë, kapen barna pa banderola

Sot, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë kryer kontrolle në tri barnatore në qytetin e Pejës, në përputhje me urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë.

Gjatë kontrollit, në dy prej barnatoreve të inspektuara është konstatuar se disa barna ishin pa banderola. Si rezultat, janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme. Në prani të një avokati, është intervistuar i dyshuari N.Zh. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar).

Policia ka njoftuar se është nisur procedimi penal kundër të dyshuarit për “prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt, në përputhje me akt-vendimin e prokurorit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews