Basha: Aleatët po insistojnë për marrëveshjen e CEFTA-s, por jo për Urën e Ibrit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se miqtë dhe aleatët po insistojnë që të respektohet marrëveshja e CEFTA-s, por asesi marrëveshja për Urën e Ibrit.

Ky reagim i tij erdhi pasi dje ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se emisari i vendit të tij për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, erdhi në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n, por që sipas tij, kjo dështoi.

Madje Basha në reagimin e tij tha se aleatët ndërkombëtarë janë të padrejtë në këtë qasje.

“Miqtë dhe aleatët po insistojnë me respektu marreveshjen e CEFTA-s, por asesi marrëveshjen për Urën e Ibrit! Miq po, edhe aleat po, veç edhe t’padrejtë n’këtë qasje po!”, tha Basha.

Ndryshe, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar për vizitën e përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Kosovë.

Përmes një postimi në platformen “X”, Rohde ka thënë se qëllimi i vizitës të Sarrazin në Kosovë ishte kompromisi për CEFTA-n.

“Manuel Sarrazin vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Albin Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses”, ka shkruar Rohde.

Derisa edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi tha se ky është një lajm i keq, por sipas tij, jo i habitshëm./TelegramNews.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews