Ballkani ka mposhtur me rezultat 3-1 Feronikelin 74 në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Edhe pas disa rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, u shënuan plotë katër gola.
Fillimisht vendasit kaluan në epërsi në minutën e 53-të përmes Ëalid Hamidit, derisa Arlind Shabani barazoi menjëherë pas një aksioni të ndërtuar bukur nga mysafirët.
Pas barazimit, transferimi më i ri i Ballkanit, Giovanni dhuroi spektakël duke shënuar dy gola.
Fillimisht, ai shënoi në minutën e 82-të për 2-1, pastaj një minutë pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, realizoi gol të bukur për shifrat përfundimtare për 3-1.
Pas këtij takimi, Ballkani është lider më 7 pikë, derisa Feronikeli 74, pas tri xhirosh është ende pa fitore.