Bajrami – Zybës: Korrupsioni juaj nuk mbulohet me shpifjet ndaj nesh, ju një nga një do të përfundoni në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zybës i cili e ka akuzuar atë se po përfitojnë disa kompani të afërta me të.

Për këtë Bajrami përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar atij t’i publikoj emrat nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Ajo ka përmendur ministritë të cilat i ka drejtuar, dhe numrin e punëtorëve që ka pasur në ato ministri duke treguar se asnjëherë asnjë zyrtarë nuk ka thënë që ajo ka shkelur ligjin.

“Që tri vite e gjysëm jeni tu hetu dhe asgjë nuk keni gjetë, sepse s’ka, tash ju keni kthy shpifjeve dhe propagandës. Turp të keni! Korrupsioni juaj nuk mbulohet me shpifjet ndaj nesh. Shyqyr që jemi vend i vogël e njerëzit na njohin edhe neve edhe juve. Dëgjo mirë çka po them, nëse i kemi veç tre prokurorë që ja donë të mirën këtij vendi, ju një nga një do të përfundoni në burg. Thonë ‘drejtësia vonon, por nuk harron’, kështu që prit pak se të vjen radha edhe ty”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews