Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se pushteti po gënjen kur thotë se në mandatin e tyre paga mesatare është rritur prej 580 euro në 780 euro.
Bajrami në Facebook u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur nëse kanë pasur ngritje page 200 euro nga viti 2019 në vitin 2024.
Pasi sipas Bajramit, të vetmit që kanë pasur rritje page në Qeverinë Kurti, janë vetë kryeministri, ministrat, këshilltarët dhe asistentët e tyre.
“Paga në tri vitet e fundit i është rritë Kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro, këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro, asistentëve dhe shoferëve të tyre. Qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së. Program “Rruga e Re” është alternative e vetme”, ka shkruar Bajrami.