Artistët e Kosovës dhe të Shqipërisë përveç punës dhe aktivitetit që e bëjnë janë përfolur e shpesh herë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private.
Kush dhe me kë ndanë të njëjtin të dashur?, Telegram News ju sjellë detajet.
Këngëtarja Dafina Zeqiri ishte në lidhje me Krenar Çoçaj e më pas Luana Vjollca krijoi lidhje me Krenar Çoçaj, lidhje kjo që zgjati vite me radhë e derisa së fundmi thuhet se çifti i kanë dhënë fund lidhjes.
E lidhja e bujshme ishte ajo e Era Istrefit me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, por kush ishte në lidhje me menaxherin në të kaluarën. Këngëtarja Zanfina Ismaili ishte në një lidhje me Fatonin vite më parë.
Këngetarja nga Shqipëria Ronela Hajati ishte në një lidhje me këngëtarin Stine por ishte prezantuesja Roza Lati që kishte pasur të dashurin e njëjtë.
Rikthehemi tek një lidhje që sado u përfol protagonistët nuk u deklaruan për këtë lidhje. Bëhet fjalë për lidhjen e prezantueses Liberta Spahiu me këngëtarin Getoar Selimi. Vula e këngëtarit ishte martesa me prezantuesen nga Shqipëria Marina Vjollca. Çifti tani kanë një vajzë me emrin Marget.
E kush tjetër, përveç Dafina Zeqirit është përfolur më së shumti për lidhjet e saj të cilat shumicen prej tyre i bëri publike vet ajo. Kësaj radhe bëhet fjalë për lidhjen me Ledrin e që kjo lidhje u komentua dhe u mirëprit nga publiku. Por të dashurin e njëjtë e kishte edhe Angjela Martini kohë më parë.
Këngëtari Flori Mumajesi që tani ka pauzuar nga muzika ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij e që ai nuk i pranoi publikisht asnjëherë. Së pari flitej për një kohë të gjatë që artisti është në lidhje me këngëtaren Soni Malaj e më pas kohë më vonë këngëtari krijoi lidhje me artisten Elvana Gjata.
Cila ishte lidhja e fundit më e bujshme e që kaluan vite e vazhdon të komentohet?
Prezantuesi Donald Veshaj ishte në një lidhje me prezantuesen Bora Zemani e që kjo lidhje u bë publike derisa filloi Big Brother VIP Albania e që Donaldi merrte pjesë. Gjatë qëndrimit të tij krijoi lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj e që e pranuan menjëherë. Por nuk përfundoi këtu, që nga dalja nga shtëpia Donaldi iu rikthye të dashurës së mëparshme Borës e që tani ende janë në lidhje.