Është arrrestuar një i mitur në Prizren pasi i njëjti kishte shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Njësitet relevante pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin e mitur, pasi që i njëjti në vazhdimësi në rrjete sociale ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.