Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi u publikuan pamjet ku e njëjta ishte duke thyer disa vetura me çekan e që sipas saj ishin parkuar keq.
Arrestimin e konfirmoi për Telegram News zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se pasi kanë pranuar informatën për dëmtimin e veturave është arrestuar e dyshuara, e cila është dërguar së pari për tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë.
Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor (është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti. /TelegramNews.com.