Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ngritur shqetësime mbi menaxhimin e buxhetit dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kastrati ka theksuar se ka një “kaos të plotë” në shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit.
Sipas Kastratit, është planifikuar një shumë prej 4 milion eurosh për tekste shkollore, ndërsa deri tani janë shpenzuar 11 milion euro, duke ngritur pyetje mbi përdorimin e mjeteve financiare.
Deputeti ka theksuar gjithashtu se ka pasur një mungesë të madhe të teksteve për klasat 6-9, duke shkaktuar kështu sipas tij, shqetësime të mëdha për prindërit dhe nxënësit.
“4 milion të planifikuara e 11 milion të shpenzuara, ndërsa mijëra nxënës më pak! Kaos për prindër e nxënës para librarive! S’ka tekste për klasat 6-9! Nuk u pajisën me kohë me tekste numër i caktuar i nxënësve për klasat 6-9!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.