Ankthi i Ballkanit Perëndimor për zgjedhjet në SHBA

Gara e nëntorit për Shtëpinë e bardhë në SHBA, ka rëndësi për balancimin ekonomiko – ushtarak të botës, por rëndësi jetike aktualisht ka edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor, për shkak të rritjes së ndjenjës nacionaliste dhe secesioniste ndaj Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnjë Hercegovinës, të cilat i mban nën tensione Serbia me prani të BIA-s dhe financimit aksionar për tensione në terren, mund ta kërcënojë seriozisht sigurinë gjeografike.
Serbia, megjithatë nuk e ka fuqinë e tillë siç e përfol çdo ditë Qeveria Kurti.
Serbia nuk është e aftë të përplaset me NATO-n, ashtu sikur nuk është e aftë të eksportojë përnjëherë agresion në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, përfshirë edhe Malin e Zi.
Në të tria këto shtete dëshira serbe është për fitoren e Trumpit.

Cfarë pret “bota serbe” realisht nga Trump, nëse ai fiton?

Trump qysh në fushatën e parë zgjedhore kur erdhi në pushtet, shprehu admirim për presidentin rus Vlladimir Putin. Ai u takua me të dhe informacionet e dorës së parë tregonin se Trump kishte zhvilluar biznese të rëndësishme me Rusinë e Putinit.
Se Trump shkonte pas Rusisë u dëshmua edhe me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe territori i Sirisë, duke i lëshuar rrugë ushtrisë ruse dhe turke t’i shkelnin luftëtarët kurdë në Siri që kishin qenë aleatë të marinsave .
Trump nuk la pa e zgjatur dorën e pasigurisë edhe në Evropë, duke i obliguar nën kërcënim shtetet e NATO-s të dyfishonin deponimet në Aleancën Veri Atlantike. Trump donte të mbyllte kontestet territoriale Kosovë -Serbi me ndryshimin e kufijve, me çka në skenën politike shqiptaro-serbe do të mbeteshin armiqësitë historike.
Sot vendet e Ballkanit Perëndimorë me ankth presin zgjedhjet amerikane në nëntor, duke ditur se zgjedhja e republikanit Trump, do të ishte një rrezik pasi ai është ithtar i Rusisë dhe Serbisë, sado që politikat e CIA-s që i dinë megjat ndërshtetërore thonë se kushdo që zgjidhet në SHBA, Ballkani Perëndimor nuk do të ndryshojë.
Lidhur me këtë, politika kosovare ka qenë afër cilitdo president partiak të SHBA-së, për të ruajtur traditën miqësore dhe investimet amerikane në sigurinë e shtetit të Kosovës.

Në konstalacionin ndërballkanik, cilat janë problemet e brendshme të Serbisë?

Serbia ka shumë probleme të brendshme.
Janë katër krahina (zona) brenda Serbisë që janë orë e kurdisur kundër Serbisë aktuale.
Vojvodina, Timoku, Sangjaku i Novi Pazarit, Lugina e Preshevës dhe deri diku edhe Shumadija e prirë për “Pashallëqe në Serbi”, si ai që proklamohej në vitet 90-ta nga Vuk Drashkoviq me emrin “Pashallëku i Beogradit”, kur ia drejtonte gishtin Millosheviqit.
Të gjitha këto krahina, politikisht presin lëvizje nëse një konflikt i mundshëm shpërthen në veri të Kosovës dhe zgjerohet deri në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në Serbi funksionon një opozite që ka kërkesa për presidentin Vuçiq.
Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç deklaruan se Serbia duhet të ndryshojë komplet politikat shtetërore që nga heqja dorë nga Rusia e deri te njohja e pavarësisë së Kosovës. Opozita që i la kërkesa Vuçiqit, kërkon edhe ndalimin e propagandës së ambasadorit rus në Beograd, ndërsa shërbimet e inteligjencës serbe të jenë në përputhje me standardet e BE-së.
Ivan Videnoviq, kërkon anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe përmirësim fqinjësie me fqinjët.
Të të njëjtit mendim janë edhe opozitarët tjerë si Çedomir Jovanoviq dhe Nenda Çanak.
Në vizionin e Janjiqit nga Forumi për Marrdhenje Etnike del se “derisa në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, më saktësisht entitetin e Federatës së BeH-së, e dëshirojnë fitoren e kandidatit demokrat si garantues i sovranitetit dhe integritetit territorial të këtyre dy vendeve, në Serbi dhe Republika Srpska, shumica dërrmuese është në favor të Donald Trump”./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews