Analisti Gazmir Raci i bashkohet Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit

Analisti politik, Gazmir Raci, është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Raci ka thënë se ky vendim buron nga dëshira e tij për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të suksesshëm, sovran, të drejtë dhe të bazuar në vlera.

Ai po ashtu ka thënë se do të angazhohet të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe të luftoj për të drejtat dhe interesat e tyre.

“Dëshiroj të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ky vendim buron nga dëshira ime për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të suksesshëm, sovran, të drejtë dhe të bazuar në vlera, ku dinjiteti i qytetarit është në qendër të çdo vendimi. Do të angazhohem të jem zëri juaj në Kuvend dhe të luftoj për të drejtat, interesat dhe aspiratat tuaja, me ndershmëri dhe përkushtim. Nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti, vendi ka arritur përparime të rëndësishme. Sot, në veri sundon rendi dhe ligji, nën sigurinë e Policisë së Republikës së Kosovës. Mbështetja për z. Kurti më 9 shkurt 2025 dhe për listën e VV është jetike për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe me kujdes për të gjithë qytetarët. Lidershipi i Kryeministrit Kurti dhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! garantojnë fitoren e radhës plebishitare në Kuvendin e Kosovës.Ftoj të gjithë qytetarët në Kosovë dhe mergatën tonë të na bashkohen në këtë rrugëtim, për të vazhduar me ndryshimin e filluar dhe të domosdoshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews