Edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, i cili kishte thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
“Është e thjeshtë dhe e qartë: Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social X.
Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një deklaratë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi kishte thënë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Rohde reagon pas deklaratave të Hill se “Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”