Stadiumi “Air Albania” është në përgatitjet e fundit për të pritur të enjten në mbrëmje spektatorët që do të dëgjojnë këngët më të njohura të repertorit të këngëtarit nga Shqipëria, Alban Skenderaj.
E “Motiv” është emri që do të mbajë koncerti më i madh në karrierën e tij muzikore. Plot dy dekada muzikë do të manifestohen me 25 mijë spektatorët e stadiumit “Air Albania”.
Këngëtari pranoi që në skenë do të ketë momentin e tij me bashkëpunëtoren, por edhe njeriun e të jetës, Miriam Cani.
Së bashku me skuadrën e tij, Albani premton që publiku do të kalojë një natë plot emocione dhe do të shijojnë një koncert në nivele evropiane në gjithë realizimin e tij.