Aksioni në Pejë, Durmishi thotë se ka zyrtarë të arrestuar

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një video ka njoftuar se është duke shkuar në Pejë, për të parë  nga afër aksionin e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës, për dyshimin e dallavereve me patentë shoferë.

Durmishi në videon e publikuar në Facebook,  tha se lidhur me rastin tashmë ka edhe zyrtarë të arrestuar, teksa theksoi se me  datë 2 shkurt në një konferencë për medie, ka paraqitur të gjitha të gjeturat që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shoferë.

Më tej, Durmishi tha se shpreson që personat të cilët janë përfshirë në këtë rast të keqpërdorimit të detyrës të marrin dënimin e merituar.

“Aktualisht ndodhem rrugës për vizitat e zakonshme që i bëjmë në teren dhe posa mora lajmin se në Pejë, ka ndodhur arrestime të zyrtarëve të cilët kanë punuar më parë në njësinë për patentë shoferë në Pejë. Ne me kohë i kemi denoncuar këto raste dhe me datën 2 shkurt kemi mbajtur në një konferencë për media, ku i kemi paraqitur të gjitha të gjeturat tona që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shoferë në Pejë. Shpresoj se të gjithë ata që janë përfshirë t`a marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe unë sot gjatë ditës do t`a bëjë një vizitë në Qendrën për Patentë Shoferë në Pejë, për të parë se atje puna po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë pengesë“, tha Durmishi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews