Aleksandër Moisiu (1879-1935) është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë dhe evropianë të fillimit të shekullit të 20-të. I lindur në Durrës, Shqipëri, ai arriti të bëhet një ikonë e skenës teatrore në Evropë, veçanërisht në Vjenë, Berlin dhe Paris. Shkruan Bajram Rama.
Por, një aktor që po ndjek rrugën e tij të zhvillimit dhe përkushtimit teatror e që i ngjan i jetës dhe veprës së Moisiut, është Adem Kicaj, që në Zvicër e quajnë Aleksandër Moisiu i Sotëm.
Adem Kicaj është i jashtëzakonshëm si aktor e Regjisor i njohur Shqiptar. Ai njihet për aftësitë e tij të interpretimit dhe përkushtimin ndaj aktrimit, duke e bërë atë një figurë të madhe në artin Shqiptar e Zviceran. Adem Kicaj “Aleksandër Moisiu i sotëm“. Përkushtimi i tij ndaj artit dhe teatrit, si dhe për ngjashmëritë që ndan me Moisiun:
Moisiu, në fillim pranonte të ishte edhe pastrues në teatër, vetëm e vetëm mos të largohej nga aktrimi dhe skena e teatrit. Ademi shkriu gjithë çka pati për 25 vjet rresht për ta ringjallë Moisiun. Ademi po ashtu me dedikimin e tij të fortë ndaj skenës së teatrit pranoj edhe të nënçmohet, por kurrë nuk u dorëzua. z.Rama thotë: “Moisiu ndërtoi një urë ndërmjet Shqipërisë dhe Evropës përmes artit të tij, ndërsa Kicaj vazhdon të mbajë këtë trashëgimi të gjallë në artin e sotëm kudo në Mërgatë e vendlindje”.
Përmes këtij shkrimi të kombinuar, ndaj gëzimin e lotëve të Moisiut, thërras tri Ministritë e Kulturës, ta vizitojnë e ta nderojnë tani “Sheshin Aleksandër Moisiu në Morkote. Propozojmë po ashtu që tri Ministritë tona së bashku, ta ndajnë edhe zyrtarisht titullin e madh Aleksandër Moisiu për Aktorin e njohur dhe meritor Adem Kicaj-Aleksandër Moisiu i mërgatës së sotme./TelegramNews/
Dr.Salih Sefa
25.10.2024 Zvicër