Ambasadori amerikan në Kosovë u shpreh se vendi i tij dëshiron të jetë “përkrahësi më i fuqishëm i qeverisë së Kosovës, i banorëve të Kosovës”.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier, është paraqitur i zhgënjyer me veprimin e qeverisë së Kosovës rreth shpronësimeve .Ai nuk ka mohuar se Qeveria e Kosovës ka të drejtën e shpronësimeve ,por ka shprehur dyshime në plotësimin e rregullativës ligjore për shpronësime.
Rreth shpronësimeve në veri kanë reaguar shtetet e Quintit, OSBE-ja, Zyra e BE-së duke dyshuar në plotësimin e kushteve për një proces të tillë.
“Kur një gjë e tillë ndodh në pjesën veriore të Kosovës, ku tensionet janë tashmë të ngritura dhe ku qytetarët kanë dyshime nëse qeveria me të vërtetë po vepron në interesin e tyre, duhen pasur parasysh në veçanti ndjeshmëritë e komunitetit. Duhen përpjekjet maksimale për komunikim dhe një angazhim i plotë me komunitetin në një formë që nuk lë asnjë hapësirë për keqkuptim, me vëmendje për çdo detaj”, theksoi Hovenier në një intervistë për Zërin e Amerikës,citon Gazeta Express, derisa burime brenda AKP-së ,këtë e shohin vetëm si interes të Qeverisë.
Ambasadori amerikan në Kosovë u shpreh se vendi i tij dëshiron të jetë “përkrahësi më i fuqishëm i qeverisë së Kosovës, i banorëve të Kosovës”.
Ambasadori Hovenier, ka shprehur bindjen e tij se SHBA-të duan ta shohin Kosovën të avancojë drejt NATO-s dhe strukturave Euroatlantike, në BE dhe në KiE.
Hovenier pastaj është ndalur te përcaktueshmëria e aleancës SHBA-Kosovë, duke thënë se Kosova ka ADN-në amerikane ,ashtu siç thuhet se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë, prandaj edhe SHBA-të janë vendi më pro-Kosovë në botë.