Presidenti amerikan Jo Biden tha se merr edhe një mandat ka për qëllim të përfundojë atë që ka filluar në mandatin e parë. “
Për të vazhduar të sigurohem se kontinenti evropian – do t’ju them, mora një telefonatë nga Kissinger rreth 10 ditë para se të vdiste. Ai citohet ti ketë thënë presidentit Biden se që nga Napoleoni, Evropa nuk e ka parë mbi supe më frikë se çfarë Evropa mund të bëjë – çfarë mund të bëjë Rusia, deri më tani. “Ju nuk mund ta lejoni këtë të ndryshojë”, kishte thënë Kisinger. Andaj, presidenti Biden tha se nuk mund ta lëmë NATO që të dështojë, duhet ta ndërtojmë atë si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Dhe ushtarakisht ne po investojmë në mënyrë të konsiderueshme.
Përveç shumë çështjeve nga lindja e mesme deri e ajo e largët, Biden kishte folur edhe për Ballkanin në kontekstin e luftës në Ukrainë. Ai tha se “për ne e vetmja paqe e dëshiruar është ajo ku Rusia nuk do ta okupojë Ukrainën. Mbani mend fjalët e mia, nëse e lejojmë që Ukraina të bie, do të shihni se si Polonia do të shkojë (nga Amerika), dhe të gjitha kombet përgjatë kufirit me Rusinë, duke filluar nga Ballkani dhe Bjellorusia. Të gjitha ato do të bëjnë akomodimet e tyre”, tha Biden në intervistën e gjatë për Time, gjë që analistëve perëndimor e kanë interpretuar si ftesë që ShBA të investojë më shumë para, kapacitet ushtarake, politike, diplomatike dhe përpjekjesh në këtë rajon. Biden tha se Putini i tha atij në një nga takimet e G8 se donte të shihte finlandizimin e NATO-s, domethënë bashkëpunimin dhe çmilitarizimin e zonave kufitare.
“I thashë se do të merrte NATO-izimin e Finlandës dhe të gjithë menduan se isha i çmendur. Më vonë thirra Presidentin e Finlandës dhe e rregullova. NATO është bërë dukshëm më e fortë. Kjo është gjëja e parë dhe e dyta është që ushtria ruse është shkatërruar. Ju nuk shkruani për të. Tashmë është shkatërruar – tha Biden. Gazeta Times thekson se Biden ka shumë histori. Pas intervistës Biden ishte kthyer nga bufeja ku kishte vendosur mirënjohjen nga qeveria e Kosovës për djalin e tij, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri nëntë vjet më parë. Presidenti tregon me krenari të dukshme punën e djalit të tij në mbështetje të sistemit gjyqësor. Një përmendje e diplomatit Richard Holbrooke, i cili ndërmjetësoi marrëveshjet e Dejtonit për Ballkanin, nxjerr në pah një histori për Afganistanin dhe një argument që Biden pati me Holbrooke për kërkimin e paqes atje./telegram.co