Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti i VV-së, ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Kosovë përgjatë këtyre gati katër viteve të qeverisë Kurti, me ç’rast ka thënë se edhe vetë kishte besuar tek 51 %, megjithatë, shton se Kosova sot është në kulmin e krizës për shkak të mungesës së kohezionit për atë se si në mënyrë kolektive dhe si shoqëri duhet të ecim përpara.

“Ngaqë shpresa ishte shumë e madhe, zhgënjimi është edhe më i madh qe katër vite që kaluan shënuam minimumin e progresit për të mos thënë që kemi shënuar regresin më të madh sidomos në raport me partnerët strategjikë duke pësuar fiasco totale në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Abazi thotë se i vetmi sukses i kësaj qeveria të drejtuar nga Kurti, është që Kosova do t’i organizojë lojërat Mesdhetare në vitin 2030.

Postimi i tij i plotë:

Para lajmit:

Të dashur qytetarë,

Po i vie fundi i një faze katër vjeçare të përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës. Detyra për të përfaqësuar interesin publik është përgjegjësi dhe obligim, por edhe është nder i madh dhe kërkon shumë kurajo. Të tillë e kam përjetuar rolin tim gjithëmonë e sidomos që nga vendimi për të hyrë në skenën politike dhe për të dhënë gjithcka që dijë dhe mundem.

Një nga pyetjet kryesore që më kanë përcjellur gjatë, ka qenë pse jemi këtu ku jemi në raport me të gjitha vendet në rajon dhe shpesh radhitemi me vendet e botës së tretë sa i përketë cilësisë së jetës dhe sidomos cilësisë së shërbimeve që marrim si qytetarë?!

Përgjigjja e thjeshtë është se nuk kemi krijuar sistem dhe as infrastrukturë institucionale mjaftuesëshëm të përgaditur për të bartur përgjegjësinë dhe për të vepruar me rregulla e sipas ligjit në shërbim të interesit publik dhe shtetëror. Sistemi demokratik i pretenduar është i dobët dhe ka aq shumë porozitet dhe joseriozitet sa lejon arbitraritet dhe anashkalim.

Politika dhe marrëdhëniet mes shtetit dhe personit të veshur me përgjëgjësi institucionale nuk janë në sinkron. Politika dhe qeverisja janë ankeruar te paraja dhe kontrolli e manipulimi dhe jo tek vizioni dhe programet afatgjate, mirë të strukturuara dhe të analizuara nga njerëz kompetent e me vullnet e besim të mirë.

Sot, Kosova është në kulmin e krizës së mungesës së kohezionit për atë se si kolektivisht si shoqëri dhe si shtet duhet te ecim para. Dialogu është zëvendësuar me zhurmën, ndërsa vlerat janë zëvendësuar me lartësim të zotësisë për të përfituar dhe për të dëmtuar tjetrin. Cikli i traditës së tradhëtisë së bashkëpuntorëve po na ndjekë mbrapa duke fikur kapacitetin që të mobilizojmë masë kritike të mençur dhe të majftueshme për t’i dhënë drejtim në kohë dhe hapësirë proceseve reformuese dhe progresiste në shoqërinë tonë.

Ngaqë shpresa ishte shumë e madhe, zhgënjimi është edhe më i madh qe katër vite që kaluan shënuam minimumin e progresit për të mos thënë që kemi shënuar regresin më të madh sidomos në raport me partnerët strategjikë duke pësuar fiasco totale në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Unë personalisht kam llogaritur dhe kam besuar që me qeverinë e 51%, Kosova do të përfundojë epokën e tranzicionit të stërzgjatur, në fakt nga premtimet e transformimit, katër vite u shfytëzuan për të përsëritur dhe vendnumëruar në tranzicionin e pafundëm të një mediokriteti politik që gjithçka që ka bërë është tendenca për ta konsiliduar kleptokracinëe vet. Po e përsërisë, ne, kultura insitucional-qeverisëse politike, forma e çasjes në planet dhe prioritetet janë së paku 50 vite mbrapa nga vendet që janë në zhvillim në rajonin tonë sigurisht 100 vite larg vendeve të BE.

Zhvillimi ekonomik- nuk ka as vision e as orientim, ne prodhojmë shumë pak për të mos thënë asgjë dhe konsumojmë gjithçka nga fqinjët e deri tek Kina e largët me vlera dhe kosto të cilat rëndojnë mbi supet e qytetarëve. Ekonomia jonë përveç se nuk është e qëndrueshme, në thelb nuk ekziston, operatorët ekonomik sidomos ata prodhues janë të pakët dhe të lënë në forcat e veta për t’u përballur me të gjithat problemet dhe sfidat edhe me garën e padrejtë.

Shërbimet publike sidomos mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave publike, prezenca e bërllogut kudo, kaosi urbanistik, mungesa totale e sigurisë për shëndetin dhe kualiteti i ulë i sistemit arsimor, mungesa totale e kontrollit të ushqimit, janë alarme për shoqërinë tonë. Janë kanceri që po e shkatrron shoqërinë tonë.

Kjo legjislaturë e mbizotëruar nga një parti mazhoritare nuk e ka kryer punën e saj. Me qëllim është goditur nga ekzekutivi që në fillimet saj duke e amortizuar fuqinë kontrolluese e monitoriues, i ka shantazhuar deputetët e vet për t’i ikur llogaridhënies.

Çfarë i ka ndodhur vendit në raport me partnerët ndërkombëtar e sidomos në agjendën integruese nënBE dhe NATO përballë sfidave kërcënuese ndërkombëtare, dhe prishjen e marrëdhënieve mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë janë pasoja të vendimarrjes së gabuar dhe pa takt të individëve të caktuar përbrenda madatit qeverisës katër vjeçar. Strategjia e vetme për të qeverisur ka qenë përçarja me krijim konfliktesh dhe monopolizim të proceseve ligjvënëse dhe ekzekutuese. Kjo strategji ka prodhuar pakënaqësi dhe poashtu shfytëzim të hapësirës së krijuar të amullisë dhe mungesës së kontrollit duke vënë në lëvizje shpërdoruesit e parasë publike.

Qytetarë të nderuar,

Nëse ballafaqoheni me argumentimin statistikor për numrin e vendimeve, numrin e takimeve, numrin e fjalimeve, numrin e vizitave, me shumën e parave të shpenzuara, këto nuk janë indikatorë të rezultatit pozitiv. Paratë jane të qytetarëve, ato nuk I Shell kryeministri as minstri nga buxheti familjar. Rezultatet konkrete janë ato që vendimet, takimet, vizitat e marrëveshjet kanë prodhuar dhe do të prodhojnë në drejtim të përmirësimit, nuk flitet më për transformim, të jetës së përditshme të qytetarëve dhe avancimit të interesit publik e shtetëror të Republikës tonë. Dhe nesë përkundër lëvdatave për arritjet e paqena dhe të gjitha vetlavdrimet, mbi 50% të rinjëve kanë synim daljen jashtë vendit dhe pagat e atyre që vendosin të qëndrojnë në vend janë nën nivelin e përballimi të kosotove mujore dhe përballjen me pasigurinë sociale e shëndetësore e furnizimit me energji , atëherë qeverisja dhe qeveria nuk kanë arritur që të jenë në një linjë me realitetin dhe jetojnë në realitetin fiktiv të krijuar nga deliri i pushtetit. Këtë film e kemi parë shumë herë!

Më shumë se gjithçka tjetër është shqetësimi dhe brengosja e cila është dyshtresore, njëra është fundamentale, pra është përpjekja e një njeriu për të abortuar dhe dëmtuar shëndetin e demokracisë në vend duke anashkaluar dhe përbuzur institucionet, që ka prodhuar mungesë të plotë të efikasitetit të veprimit institucional në të gjitha hallkat e saj, si dhe fragmentim të plotë të kohezionit bashkëveprues në shoqëri, dhe në anën tjetër dëmtimi serioz i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar dhe rrjedhimisht rrezikim i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kjo qeveri dhe udhëheqësi i saj do të mbahet mend për:

⚫️ premtimet e mëdha dhe veprimet e vogla dhe të dëmshme;

⚫️ retorikën plot vlera dhe veprime që legjitimojnë të keqen dhe zhvatjen e përfitimin e atyre që janë afër pushtetit;

⚫️ mobilizim gjithqytetetarë e aktivizëm politik dhe për shpërblim të të dëgjueshmëve dhe servilëve;

⚫️ kritikë të ashpër kundër korrupcionit, dhe veprues konsumues të hapësirave për korrupcion dhe përfitime në linja familjare!

Urime Lojërat Mesdhetare 2030. Ky është suksesi i kësaj qeverie.

Vazhdojmë me betejat për Shtet të Zhvilluar, të Drejtë dhe të Qëndrueshëm si pjesë e vlerave Euro-Atlantike e Demokraci të shëndoshë!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews