Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.
Bajrami u është referuar të dhënave të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, duke thënë se nga marsi i vitit 2021, kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, e deri tash vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 213 kontrata njëburimore.
Ajo ka thënë se 273 milionë euro nga buxheti i shtetit ‘kanë përfunduar te dostat’, me negociata ‘në katër sy’.
Postimi i saj i plotë:
Prokuroria paska filluar hetimet për tenderët sekret (pa publikim të njoftimit për kontratë)
Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 𝟐𝟏 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, vetëm në nivelin qendror janë lidhë 𝟐𝟏𝟐𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐮𝐚𝐫𝐚 (njëburimore) 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐄𝐮𝐫𝐨, prej tyre 𝟏𝟑𝟒𝟖 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë kontrata për herë të parë, ndërsa 𝟕𝟕𝟓 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 janë aneks-kontrata.
𝟐𝟕𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ e𝐮𝐫𝐨, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kry negociatat në katër sy.
Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten.
Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër.