Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Vincent Kompany do të jetë trajneri i tyre i ri.
Belgu është larguar nga Burnley, që ra nga Premier League në Championshipin anglez, për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez.
Përmes një komunikate, Bayern Munichu bëri të ditur se Kompany ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
“FC Bayern ka nënshkruar me Vincent Kompany si trajner të ri”, thuhet në deklaratën e gjigantit të Bundesligës.
Trajneri 38-vjeçar ka nënshkruar me gjigantët bavarez deri më 30 qershor 2027./GazetaPuls