Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi ka njoftuar se sot është u realizuar një aksion kontrolli për të ata që ishin duke ushtruar veprimtarinë e transportit të udhëtarëve ilegalisht.
Përmes një postimi në Facebook, Dushi ka thënë se aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
“Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në pjesë të ndryshme të kryeqytetit për shkak se këta transportues ilegal, përveç tjerash, po ndikojnë negativisht në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë”, ka thënë Dushi.