Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhel, ka përcjellur porosi në Procesin e Berlinit se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është prioritet gjeopolitik i Bashkimit Evropian.
“Me të gjitha instrumentet tona, po punojmë në përshpejtimin e procesit për ta vendosur në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Varhel në platformën sociale X me rastin e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit Berlinit.
Procesi i Berlinit i cili pati shume porosi për Kosovën dhe Serbinë për ta lënë pas të kaluarën, ka lënë entuziazëm për funksionimin e tregut të përbashkët ekonomik të ish-rajonit konfliktuoz ballkanik, i cili do ta përmirësojë edhe gjendjen politike në mënyrë që integrimi në BE të ndodh sa më shpejt.
Brenda Procesit të Berlinit është diskutuar edhe për gjashtë miliardët e ndarë të BE-së për gjashtë vendet rajonale të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat mjete Kosova përfiton rreth 600 milionë euro.
Mjetet e dedikuara për vendet e rajonit ballkanik, ndahen ndër të tjera për harmonizimin legjislativ me vendet e BE-së si parakusht i domosdoshëm për përshtatje me shtete e BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimin e statusit të përfaqësimit të Kosovës në këtë mekanizëm rajonal të bashkëpunimit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mirëpritur zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA dhe avancimin e statusit të përfaqësimit të Kosovës në këtë mekanizëm rajonal të bashkëpunimit.
Pas samitit të Procesit të Berlinit, Von der Leyen përmendi edhe largimin e kufizimeve për hyrjen në Kosovë të mallrave serbe.
Ajo tha se këto veprime janë të dobishme për normalizim në Ballkanin Perëndimor.
Von der Leyen: Mirëpres zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA
“Procesi i Berlinit është bërë promotor i tregun rajonal ekonomik, të përbërë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është qenësore që ky treg i përbashkët rajonal të funksionojë në mënyrë të lehtë, pasi i mundëson kompanive të Ballkanit Perëndimor që të tregtojnë dhe krijojnë vende pune. Pasi ky rajon është afër nesh është edhe afër tregut tonë të përbashkët. Unë mirëpres shumë marrëveshjen e javës së kaluar që është bërë në nivel të CEFTA-s. Sidomos që kufizimi i eksporteve nga Serbia në Kosovë do të pezullohen. Uroj për shfaqjen e këtij vullneti politik po ashtu edhe juve Olaf Scholz për shkathtësitë e ndërmjetësimit, pasi ky është një hap për normalizim”, theksoi ajo.
Krahas kësaj, duke folur për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se pesë nga gjashtë agjendat e reformave të miratuara të vendeve të rajonit do të adaptohen këtë javë nga BE-ja.
Ajo tha se pagesat e para të pakos prej 6 miliardë eurove do të bëhen para përfundimit të vitit.
Von der Leyen: Pagesat e para të pakos prej 6 miliardë eurove do të bëhen para përfundimit të vitit
“Na nevojitet një urë ndërmjet tregut rajonal të përbashkët dhe tregut të vetëm evropian. Kjo urë është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor në vlerë 6 miliardë euro investimesh. Plani i rritjes dhe Procesi i Berlinit janë të ndërlidhur. Me Planin e Rritjes e hapim dorën për sektorë të caktuar të tregut të vetëm. Që të përdoret kjo hapje, Ballkani Perëndimor duhet të ketë reforma në nivelin horizontal”, theksoi ajo. /Telegram News