Irani ka nisur të lëshojë qindra raketa në territorin izraelit.
Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael.
Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta ndihmuar Izraelin të mbrohet nga sulmet me raketa të Iranit dhe për ta mbrojtur personelin ushtarak amerikan në rajon.
Jerusalem now. pic.twitter.com/SgK2GWTQ0r
— Clash Report (@clashreport) October 1, 2024