Ky do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se deri në mesin e javës parashihet mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore.

Sipas këtij instituti, më tej, këto masa me presion të rritur atmosferik do të zhvendosen, për t’u zëvendësuar me një qendër të presionit të ulët atmosferik me origjinë nga veriperendimi e cila është e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që nga dita e enjte dhe e premte moti të pësojë ndryshime të theksuara, parashihen vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate dhe të shpejta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të hënën do të mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E marta do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

E të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ndërsa të premten do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews