Trupi i Nasrallah u gjet pa lëndime, dalin pamje ku pretendohet se trupi i tij nxirret nga rrënojat

Trupi i udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah u gjet, kjo u konfirmua nga dy burime për Reuters.

Një burim mjekësor dhe sigurie tha se trupi i tij u gjet i paprekur në vendin e një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, transmeton Telegram News.

Nuk kishte lëndime të jashtme dhe shkaku i vdekjes duket se ka qenë forca e shpërthimit, thanë burimet.

Një pamje e shkurtër që qarkullon nga media libaneze raportohet se trupi i Nasrallah u tërhoq nga selia nëntokësore e grupit terrorist në Bejrut.

Hezbollah konfirmoi vdekjen e Nasralah dje, pasi IDF bombardoi selinë kryesore të grupit në kryeqytetin libanez të premten.

Në një deklaratë, Hezbollah theksoi se do të vazhdojë të luftojë Izraelin “në mbështetje të Gazës dhe Palestinës, dhe në mbrojtjen e Libanit dhe popullit të tij të fortë dhe të nderuar”. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews