Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë euro.
Rasti është raportuar ditë më parë në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është arrestuar dje nga policia.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /TelegramNews/