Rohde: Përkushtimi i Qeverisë në dialog, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mirëpret përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar dialogun me Serbinë në Bruskel.

Rohde, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ ka thënë se është një zotim i qartë publik për të vazhduar dialogun me Serbinë në një frymë konstruktive.

“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.

Kurti, gjatë javës së kaluar është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, të cilit i ka thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë procesin e dialogut me Serbinë.

“Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi”.

Kurti  ia ka konfirmuar drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të marrëveshjes bazë dhe planit zbatues të arritur gjatë vitit 2023.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews