Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në selinë e Kombeve të Bashkuara është takuar me presidentin e Guineas, Bissau, Umaro Sissoco Embaló.
Në këtë takim Osmani tha se është diskutuar mënyra për rritje të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.
“Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur”, shkruan Osmani në rrjetin e saj Facebook.
Postimi i plotë: