Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas akuzave të koordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali ndaj deputetes Hykmete Bajrami për lidhje me një biznes.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se Mihali u ftua nga organet e drejtësisë si e dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria.
“E dyshuar për kontroll ndaj parasë publike që investohet nga qeveria, ajo u ftua nga organet e drejtësisë dhe në vend të shpjegimit ajo akuzon nënkryetaren e LDK-së, deputeten Hykmete Bajrami, për me keq e lidh pa asnjë bazë me një biznes shumë të suksesshëm”, shkruan Haziri.
Haziri përmes këtij reagimi e quajti Mihalin ‘komisare që kontrollon tenderë’.
“Nuk është rastësi se prof. Hykmetja gjeti dhe publikoi tenderët sekret të qeverisë që dalin nga skutat e VV-së, ku është pozicionuar komisarja që kontrollon këta tenderë.
Postimi i plotë: