Kërcënimi i Vladimir Putin se mund ti përdorë armët bërthamore kundër Perëndimit, nuk ishte as i pari, dhe ndoshta as i fundit që arriti për një qasje të tillë.
Por sipas korrespodentit të Sky News në Moskë, Ivor Benett, këtë herë kërcënimi ishte pak më ndryshe nga ata që kemi pasur mundësinë të dëgjojmë që kur Rusia nisi një pushtim total të Ukrainës përsëri në shkurt 2022, transmeton Telegram News.
Siç shprehet ai, ishte një “përpjekje më konkrete, më e përcaktuar nga Moska për të ri-vizatuar linjat e kuqe”. E gjithë kjo ka të bëjë me doktrinën bërthamore ruse – një dokument që përcakton kur dhe si Moska mund të përdorë arsenalin e saj bërthamor.
Putin’s new nuclear bluff.
Putin has announced changes to Russia’s nuclear doctrine. The proposal is to include a clause, according to which a war against Russia by a non-nuclear country with the support of a nuclear power will become grounds for using Russian nuclear weapons.… pic.twitter.com/V7cy5tmIuI
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 25, 2024
“Tani për tani, kjo është vetëm nëse ekzistenca e shtetit kërcënohet. Por dje, Putin tha se donte ta ndryshonte këtë doktrinë në mënyrë që në teori Rusia të mund të përgjigjet me bomba bërthamore në një sulm nga çdo shtet që përdor armë konvencionale – siç janë raketat, dronët dhe avionët, sipas një korrespodenti të Sky News nga Moska.
Kjo është domethënëse sepse kjo është pikërisht ajo që po ndodh me Ukrainën, thekson ai. P
Por duhet të kihet parasysh se Putini ka kërcënuar me hakmarrje Perëndimin më parë, dhe jo “vetëm” me armë bërthamore, dhe ajo nuk ka bërë asnjë nga këto kërcënime reale. Dërgimi i raketave, tankeve dhe avionëve luftarakë në Ukrainë erdhi dhe shkoi pa asnjë pasojë. /TelegramNews/