A po bën fushatë parazgjedhore me paga edhe Lumir Abdixhiku i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110 sa është aktualisht.

“Dua t’i flas secilit shërbyes publik që më dëgjon sonte, në javën e parë të qeverisë sime, unë si kryeministër do të bëj koeficinetin 150 euro. Prej 110 në 150 është 36.8 % rritje të pagave uniforme për gjithë”, ka thënë Abdixhiku.

Mirëpo ky premtim i Abdixhikut po konsiderohet premtim parazgjedhor nga ekonomistët.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Fidan Qerimi në një prononcim për Telegram News, thotë se proceduralisht është e vështirë që ky premtim të realizohet në javën e parë, pasi që ligji për buxhetin nuk mund të ndryshojë për një javë.

“Natyrisht që me afrimin e kohës së zgjedhjeve, kemi edhe premtime elektorale, proceduralisht është e vështirë që të realizohen në javën e parë, sepse ligji për buxhetin nuk mund të ndryshohet për një javë. Por në rishikim të buxhetit, mendoj që mund të realizohet koeficienti prej 150€, i cili siç e ceka edhe më lartë do të ndikojë në frenimin e migrimit të popullatës drejtë vendeve Evropiane, të cilat kanë nevojë për fuqi punëtore dhe e kanë lehtësuar jashtëzakonisht shumë këtë lëvizje të fuqisë punëtore”.

Sipas Qerimit, mosrealizimi i këtij premtimi do të ndikojë në lëvizje të popullatës në drejtim të vendeve evropiane.

“Në rast se nuk do të frenohet kjo lëvizje, mendoj që ekonomia do të ketë pasoja të rënda, sepse bizneset do të kenë probleme të mëdha për të gjetur punëtorë”, u shpreh Qerimi.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Qerimi ka folur dhe për ndikimin që do të ketë në rast se koeficienti do të rritet për 150, duke thënë se ky vendim do të ndikoj pozitivisht për ndaljen e migrimit për vendet perëndimore.

“Me rritjen e koeficientit për 150 euro do të kemi një fuqi blerëse sikur në vitin 2011 duke ju referuar inflacionit sipas ASK-së për vitin 2011 deri 2023 kemi pas inflacion prej 37.2%. Kjo rritje e koeficientit do të kontribuojë në rritjen e fuqisë blerëse, për të punësuarit në sektorin publik. Në aspektin e potencialit buxhetor, Kosova ka mundësi për këtë rritje pagash, për të krijuar një mirëqenie për të gjithë të punësuarit. Nëse i referohemi aspektit social ne kemi një migrim të jashtëzakonshëm e sidomos në vitet e fundit e ky vendim do të ndikoj pozitivisht për ndaljen e këtij migrimi për vendet perëndimore, që kërkojnë një mirëqenie më të mirë. Nga aspekti ekonomik kemi në rritje të konsumit, i cili do të gjenerojë më tepër të ardhura për bizneset, rrjedhimisht edhe të ardhura në buxhetin e shtetit, ku do të ketë një efekt të multiplikimit. Një efekt që do të ketë negativ në sektorin e biznesit është se edhe sektori privat do të ketë presion për rritje të pagave të punëtorëve. Në këtë situatë në njërin anë do të jetë presioni i rritjes së pagave, kurse në anën tjetër nëse nuk kemi një rritje të pagave, nuk do të kemi një pengim të migrimit, e nga kjo lëvizje e popullatës, përkatësisht të punëtorëve, prapë do të kemi mungesë të punëtorëve që do t’i detyrojë bizneset t’i rris pagat.  Mendoj që ky vendim do të ketë më tepër efekte pozitive si në aspektin e mirëqenies si në aspektin ekonomik”, u shpreh Qerimi për Telegram News.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews