Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtëpinë e Bardhë që e ftoi t`u bashkohet liderëve botërorë në samitin e radhës për Ukrainën.
Osmani në Facebook publikoi edhe një fotografi ku shihet duke shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, si dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në Neë York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar presidentja.