Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka ndërruar jetë të mërkurën në Kamenicë.
Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Derisa Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Kamenicë 25.09.2024 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet tutje.