Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, shkruan Telegram News.
Lajmin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.”, konfirmoi ajo.
Me rastin tashmë po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor, u shpreh Ahmeti.