Mesfushori, Adrien Rabiot mbeti pa skuadër pasi vendosi mos ta vazhdonte bashkëpunimin me Juventus.
Ani pse afati kalimtar në shumicën e ligave është mbyllës, si lojtarë pa skuadër, atij i lejohet të bëjë lëvizje.
Së fundmi ai duket se ka arritur marrëveshje me Olympique Marseille.
Me të mbërritur në qytetin francez, ai u prit nga qindra tifozë të kësaj skuadre.
“Është e pabesueshme. Është çmenduri të shoh kaq shumë tifozë të Marsille, më bëjnë të ndihem i veçantë”, ka thënë ai në prononcim për media.
Ndryshe, kjo nuk është përvoja e tij e parë në ligën francez, pasi në të kaluarën, ai kishte qenë pjesë e rivalit më të madh të OM, Paris Saint-Germain.