Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Klinë.
Sipas njoftimit, djali kishte sulmuar nënën dhe motrën e tij.
I njëjti më pas është arrestuar nga Policia, shkruan TelegramNews.
“Klinë 13.09.2024-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.