Marvin Çuni do t’i bashkohet skuadrës ruse Rubin Kazan.
Tani më ka mbetur vetëm çështja e zyrtarizimit, pasi ai ka kryer me sukses testet mjekësore.
Futbollisti shqiptar do t’i bashkohet Mirlind Dakut i cili është në një formë të lartë me skuadrën.
Çuni ka luajtur një herë edhe për Kombëtaren shqiptare, ndërsa ishte aktivizuar ndaj Bullgarisë, për vetëm 36 minuta.
Futbollisti tash e dy sezone aktivizohet me Frosinonen, ku këtë edicion e ka nisur mbarë duke shënuar një gol në katër paraqitje.