Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri njofton se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.
Kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markovi , që sipas Zeqirit po paraqitet si oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë.
“Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar dhe ka bërë publike kryetari Zeqiri.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“NJOFTIM: Jam duke u kërcënuar dy her brenda tre muajve të fundit nga i njejti profil i një terroristi që paraqitet të jet nji Oficer i MUP-it të Serrbis i angazhuar në R.Kosovës. Heren e parë me 31 Maj. Dhe tani me 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Ktu jam dhe Ktu do të jem Dem Baba Dem”, shkruan Zeqiri.