Mesfushori, Manuel Ugarte edhe zyrtarisht është transferimi më i ri i Manchester United.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale.
Ugarte fillimisht është transferuar në formë huazimi, para se marrëveshja të bëhet e përhershme në fund të këtij sezoni.
Ndryshe, ky do të jetë edhe transferimi i pestë i Manchester United gjatë këtij afati kalimtar.
Ata kanë transferuar Leny Yoro nga Lille, Joshua Zirkee nga Bologna dhe Noussair Mazraoui dhe Matthijs de Ligt nga Bayern Munchen.
Djajtë e Kuq do të paguajnë plotë 50 milionë euro për transferimin e tij në fund të këtij sezoni.