ATK tregon prej kur do të dalin 6.8 euro më shumë në paga

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale do të fillojë nga periudha e muajit gusht.

Kjo nënkupton se për shkak të tatimit të ndryshuar, në pagat e shtatorit do të dalin 6.8 euro  më shumë për të gjithë të punësuarit.

Ditë më parë, hyri në fuqi Ligji për pagën minimale prej 250 eurosh, para se ajo të rritej në 350 me vendim të Qeverisë të mërkurën. Deri tash, kushdo që kishte pagë mbi 250 euro, deri në këtë vlerë paguante 6.8 euro  tatim. Me ndryshime tatim deri në këtë vlerë s’do të ketë dhe të ardhurat rrjedhimisht do të rriten.

Në një njoftim të enjten në mbrëmje, ATK-ja ka bërë të ditur se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura do të nisë nga periudha e gushtit. “Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews