Ukraina ka ngritur për herë të parë në fluturim avionët luftarakë F-16 që ka marrë si ndihmë ndërkombëtare.
Presidenti Zelensky njoftoi se përdorimi i këtyre avionëve ndihmoi në zvogëlimin e përmasave të sulmit të fundit nga Rusia, duke rrëzuar raketat dhe dronët.
Ai falënderoi partnerët për ndihmën dhe stërvitjen e pilotëve, por theksoi se ndihma nuk është e mjaftueshme.
Zelensky gjithashtu njoftoi se do t’i paraqesë kandidatëve për president të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump, një plan për përfundimin e luftës me Rusinë.
Plani përfshin masa diplomatike dhe ekonomike, si dhe një strategji për të nxitur Moskën të rinisë bisedimet për paqe.