Si 39 vjeçar, Cristiano Ronaldo është në vitet e fundit të karrierës së tij.
Kur të vij dita e pensionimit të tij, të gjithë presin ta shohin si trajner të ndonjë ekipi.
Mirëpo pikërisht për këtë gjë, ai ka folur së fundmi në një intervistë për “NOW”.
“Është e vështirë të mendosh se do të jem trajner një ditë. Në mendjen time, nuk e konsideroj veten të jem trajner i ndonjë skuadre. As nuk e kam menduar ndonjëherë. Ndoshta e shoh të ardhmen time duke bërë gjëra jashtë futbollit”, ka thënë Ronaldo.
Kujtojmë që në vitin 2016 – kur Porugalia fitoi kampionatin evropian – Ronaldo kishte luajtur rolin e trajnerit në finalen e madhe kundër Francës.
Ky veprim i tij ishte komentuar shumë në publik, duke e cilësuar atë si trajner të ardhshëm pas pensionimit.
Megjithatë, duket se Ronaldo ka shuar të gjitha zërat e mundshëm për këtë çështje.