ATK me thirrje për pagesë të tatimeve nga ‘freelancerët’

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për pagesën e tatimit dhe kontributit pensional ndaj të punësuarve në mënyrë të pavarur të njohur me termin “freelancer”.

Përmes një njoftimi në Facebook nga ATK thuhet se aktivitetet e tyre duhet të regjistrohen në ARBK.

“Kur shërbimet si ‘Freelancer’ ofrohen si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga subjektet vendore, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosove dhe kur punëdhënësi është jashtë Kosovës, personi obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional. Për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa i nënshtrohet rregullave për pagesë, si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Punonjësit e pavarur, të njohur si “freelancers” janë profesionistët e pavarur, të cilët janë individë (të vetëpunësuar) që realizojnë të ardhura në bazë të punës, zakonisht për punë afatshkurtër si kontraktues të pavarur dhe trajtohen si të tillë për qëllime tatimore.

Freelancerët nuk janë të punësuar në mënyrë të rregullt nga një kompani ose organizatë, por punojnë në bazë të projekteve, duke marrë kontrata të ndryshme me klientë të ndryshëm. Punojnë në mënyrë të pavarur, me fleksibilitet të lartë në oraret e punës dhe mund të punojnë për klientë në tregun vendor ose ndërkombëtar, ndërkaq zakonisht nuk gëzojnë përfitime të kontributeve të ndryshme.

Këta persona janë zakonisht profesionistë të specializuar në kryerjen e detyrave të caktuara, siç mund të jenë: specialistët e TI-së, inxhinierët, mjekët, financierët, avokatët, gazetarët, projektuesit, arkitektët, artistët, përkthyesit, zejtarët, etj.

E, a paguajnë tatim freelancers?

Pyetja ma e shpesht

Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosove nga aktiviteti i tyre si “freelancer”, janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimin sipas legjislacionin tatimor të Kosovës.

Shembull:

kur shërbimet si “ freelancer” ofrohen si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga subjektet vendore, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosove dhe kur punëdhënësi është jashtë Kosovës, personi obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.

deklarimi dhe pagesa e këtyre të ardhurave mund të bëhet me deklaratën vjetore. Apo në baza mujore mundësohet deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga dhe kontribute pensionale për personat të cilët deklarojnë dhe paguajnë vetë tatimin dhe kontributin pensional.

kur shërbimet si “freelancer” konsiderohen aktivitete ekonomike të pavarura atëherë aktiviteti kërkohet të regjistrohet përmes ARBK, dhe për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa i nënshtrohet rregullave për pagesë, si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews