Komuna e Prishtinës ka reaguar lidhur me rastin ku një i moshuar kishte rënë në një pusetë dhe më pas kishte ndërruar jetë, shkruan Telegram News.
Sipas një komunikate thuhet se është konstatuar nga ekipet e tyre dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, e që sipas tyre kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria.
“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria”, thuhet në komunikatën e tyre në Facebook./TelegramNews
Komunikata e plotë: