Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se pas testimit për koronavirus ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Postimi i plotë:
Ju njoftoj se mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, pas testimit për Covid 19, rezultatet që kam marrë janë pozitive.
Këtë javë pune do t’i kryej detyrat e mia të punës i izoluar nga shtëpia deri në zhdukjen e simptomave.